Parashikimi/ Çfarë moti na pret në fillim të javës në Maqedoni

Parashikimi/ Çfarë moti na pret në fillim të javës në Maqedoni

Moti të hënën në Maqedoni parashikohet me diell në mëngjes e vranësira të lehta deri në mesatare. Nga mesdita do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe kushte për stuhi të izoluara me breshër. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu.

Ditën e martë pritet të mbajë mot me diell dhe ngrohtë e vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga juglindja. Pasdite do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe kushte për stuhi të izoluara me breshër.

Të mërkurën moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë e vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga juglindja. Pasdite do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe kushte për stuhi të izoluara me breshër.

/Motilokal.com