Ditën e martë në Shqipëri moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me kalime vranësirash që do të jenë më të dukshme në zonat malore. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, në relievet malore priten reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht nuk përjashtohen edhe shtrëngata afatshkurtra.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24°C deri në 30°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com


