Parashikimi/ Çfarë moti na pret të enjten në Shqipëri

Parashikimi/ Çfarë moti na pret të enjten në Shqipëri

Të enjten pritet mot kryesisht i kthjellët, me vranësira të lehta deri mesatare kalimtare gjatë mesditës në zonat malore të lindjes. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes, vranësirat do të shtohen gradualisht, fillimisht në veri të vendit dhe më pas edhe në pjesën tjetër të territorit.

Prej mesditës e në vijim priten reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët në zonat malore lindore. Në mbrëmje, reshjet përfshijnë pjesën më të madhe të vendit, duke u shtrirë nga veriu drejt jugut.

Lokalisht mund të shfaqen edhe shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike, ndërsa në raste të izoluara nuk përjashtohet mundësia e breshrit.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 25°C deri në 28°C.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com