Parashikimi/ Çfarë moti na pret të premten në Shqipëri

Parashikimi/ Çfarë moti na pret të premten në Shqipëri

Moti të premten në Shqipëri do të karakterizohet nga vranësira të shumta dhe reshje shiu që do të nisin që në orët e para të ditës. Herë pas here priten shtrëngata të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe lokalisht me breshër. Pas mesditës, vranësirat do të vijnë në pakësim, ndërsa reshjet do të mbeten të izoluara, kryesisht në zonat malore dhe në juglindje të vendit.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 20°C deri në 26°C.

/Motilokal.com