Parashikimi/ Çfarë moti na pret të premten në Kosovë

Parashikimi/ Çfarë moti na pret të premten në Kosovë

Ditën e premte në Kosovë do të mbajë mot me vranësira e intervale me diell. Në disa zona mund të ketë riga të lehta shiu, veçanërisht gjatë orëve të pasdites.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 11°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 18°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com