Parashikimi/ Çfarë moti na pret të premten në Maqedoni

Parashikimi/ Çfarë moti na pret të premten në Maqedoni

Ditën e premte në Maqedoni do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët e reshje shiu të herëpashershme, vende-vende me rrebeshe, të shoqëruara me bubullima, erëra të forta dhe kushte për breshër.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 17°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 21°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com