Parashikimi i motit: Çfarë na pret në fillim të javës në Shqipëri?

Parashikimi i motit: Çfarë na pret në fillim të javës në Shqipëri?

Java në Shqipëri nis me mot të nxehtë dhe kryesisht me diell. Të hënën priten edhe vranësira të herëpashershme.

Të martën moti do të jetë pjesërisht i vranët, me intervale të gjata me diell, ndërsa të mërkurën parashihet mot i kthjellët, me diell dhe temperatura të larta.

/Motilokal.com