Tifozët japonezë sërish shembull për botën: pastrojnë stadiumin pas barazimit me Holandën

Tifozët japonezë sërish shembull për botën: pastrojnë stadiumin pas barazimit me Holandën

Tifozët japonezë vazhdojnë të tërheqin vëmendjen në arenën ndërkombëtare për një praktikë që është kthyer në simbol kulture dhe respekti: pas çdo ndeshjeje ata qëndrojnë në stadium për të mbledhur mbeturinat dhe për të pastruar hapësirat ku kanë qenë.

Një shembull i fundit u pa pas ndeshjes së Japonisë kundër Holandës në Kampionatin Botëror 2026, e zhvilluar në stadiumin e Dallasit në kuadër të Kupës së Botës FIFA 2026. Sfida e Grupit F përfundoi me rezultat 2-2, ndërsa pas fishkëllimës së fundit tifozët japonezë nuk u larguan menjëherë, por filluan pastrimin e tribunave si zakonisht.


Kjo sjellje lidhet me kulturën japoneze, ku pastërtia, përgjegjësia kolektive dhe respekti për hapësirat publike janë pjesë e edukimit që në fëmijëri. Në këtë kulturë, pastrimi nuk shihet si detyrim i dikujt tjetër, por si përgjegjësi e secilit qytetar.

Pamjet e tifozerisë japoneze duke pastruar stadiumet vazhdojnë të bëjnë xhiron e botës, duke u vlerësuar si një shembull i rrallë i disiplinës dhe qytetarisë në sport.

/Motilokal.com