Parashikimi i motit: Çfarë na pret të martën në Shqipëri?

Parashikimi i motit: Çfarë na pret të martën në Shqipëri?

Ditën e martë në Shqipëri parashikohet kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Herë pas here do të ketë kalime vranësirash, të cilat do të jenë më të pranishme përgjatë zonave malore lindore.

Gjatë orëve të pasdites, në këto rajone priten riga lokale shiu me karakter kalimtar, ndërsa në viset më të larta malore nuk përjashtohet paraqitja e ndonjë shtrëngate të shkurtër dhe të izoluar.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 25°C deri në 31°C.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com