Goditja nga i nxehti: Instituti i Shëndetit Publik apel për kujdes

Goditja nga i nxehti: Instituti i Shëndetit Publik apel për kujdes

Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, duke paralajmëruar për rrezikun e goditjes nga i nxehti, një gjendje serioze shëndetësore që mund të rrezikojë jetën.

Sipas ISHP-së, goditja nga i nxehti ndodh kur temperatura e trupit rritet mbi 40°C dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore. Në raste të tilla, rekomandohet kontaktimi i shërbimeve të urgjencës dhe ndërmarrja e masave për uljen e shpejtë të temperaturës së trupit, deri në ardhjen e ndihmës profesionale.

Autoritetet shëndetësore theksojnë se njohja e hershme e simptomave dhe reagimi i shpejtë janë vendimtare për të shmangur pasoja të rënda. Po ashtu, qytetarët këshillohen të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut dhe të marrin masa mbrojtëse ndaj temperaturave të larta.


/Motilokal.com