Parashikimi i motit: Çfarë na pret të mërkurën në Shqipëri?

Parashikimi i motit: Çfarë na pret të mërkurën në Shqipëri?

Ditën e mërkurë në Shqipëri pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites do të ketë shtim të vranësirave, veçanërisht në zonat malore, ku ato mund të jenë herë pas here më të dendura. Në relievet malore të jugut dhe juglindjes parashikohen reshje të dobëta dhe afatshkurtra shiu, ndërsa në zona të izoluara malore me lartësi më të madhe nuk përjashtohen shtrëngatat.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 24°C deri në 30°C.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com