Rama prezanton autobusët e rinj elektrikë: Kryeqyteti po investon në transport të gjelbër

Rama prezanton autobusët e rinj elektrikë: Kryeqyteti po investon në transport të gjelbër

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se është mbështetur procesi i financimit për blerjen e 15 autobusëve elektrikë dhe 2 tramvajeve, si pjesë e planit për modernizimin e transportit publik në kryeqytet.

Përmes një njoftimi, Rama tha se autobusët e rinj do të jenë modernë, më të qasshëm për qytetarët dhe plotësisht elektrikë, duke kontribuar në uljen e ndotjes dhe përmirësimin e shërbimeve të transportit urban.

“Sot përkrahëm operatorët në proces të financimit për 15 autobusë elektrikë dhe 2 tram. Kështu do të duken autobusët e rinj të Kryeqytetit modernë, më të qasshëm për të gjithë dhe mbi të gjitha 100% elektrikë”, ka shkruar Rama.

Ai theksoi se investimet në transportin publik janë pjesë e vizionit për një Prishtinë më moderne dhe më të qëndrueshme.

/Motilokal.com