Ditën e enjte, në territorin e Shqipërisë parashikohet mot kryesisht i kthjellët. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites mund të shfaqen vranësira të lehta e kalimtare, të cilat do të jenë më të dukshme në zonat malore të pjesës lindore të vendit. Në pjesën tjetër të territorit kushtet atmosferike mbeten të qëndrueshme pa zhvillime të rëndësishme.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 25°C deri në 33°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
