Parashikimi i motit: Çfarë na pret të enjten në Kosovë?

Parashikimi i motit: Çfarë na pret të enjten në Kosovë?

Për ditën e enjte parashikohet mot i këndshëm, me intervale të gjata me diell dhe vranësira kalimtare. Kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme, pa gjasa për reshje të konsiderueshme.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 19°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 25°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com