Një valë e fuqishme dhe e pazakontë e të nxehtit pritet të përfshijë Evropën Perëndimore gjatë ditëve në vijim, duke sjellë temperatura ekstreme që në disa rajone të Spanjës dhe jugut të Francës mund të arrijnë ose edhe të tejkalojnë 44-45°C.
Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat do të jenë mesatarisht 8 deri në 10°C mbi normat klimatike të periudhës 1991-2020 gjatë javës së ardhshme. Kushtet më të nxehta pritet të regjistrohen në Francë, Gadishullin Iberik dhe pjesë të Evropës Qendrore.
Kulmi i valës së të nxehtit pritet të arrihet në ditët e ardhshme, duke rritur ndjeshëm rrezikun e stresit termik për miliona banorë. Përveç ndikimit në shëndetin e njerëzve, temperaturat ekstreme mund të ushtrojnë presion të madh mbi rrjetet energjetike, të shtojnë rrezikun e zjarreve pyjore dhe të shkaktojnë vështirësi në jetën e përditshme në shumë vende evropiane.
/Motilokal.com
