Pamje të tmerrshme në Bahamas, njerëz duke notuar për t’i shpëtuar Uraganit Dorian

Pamje të tmerrshme në Bahamas, njerëz duke notuar për t’i shpëtuar Uraganit Dorian

Uragani “Dorian”, një nga më të fortët të regjistruar në Atlantik është përplasur me të gjithë forcën në Bahamas. Një zonë e madhe e Marsh Harbon, një qendër prej 6.000 personash në Ishujt Abaco, është nën ujë dhe banorët e dëshpëruar kërkojnë strehim pasi shtëpitë e tyre janë dëmtuar.

ABC News ka publikuar pamje të tmerrshme derisa një grup njerëzish në Bahamas duke notuar nëpër ujëra e tërbuar nga Uragani Dorian.

Korrespondenti i ABC News, Marcus Moore dhe ekuipazhi i tij kapën pamjet e stuhisë së Kategorisë 5 që u zhvendos mbi Ishujt Abaco të dielën.

Në video dëgjohet një grup njerëzish, që bërtasin të tmerruar dhe vazhdojnë të notojnë për të mbijetuar nga uragani.

Po ashtu në video dëgjohet Moore dhe ekuipazhi i tij duke u kërkuar që të notojnë.

Ata vazhduan të luftojnë kundër ujit të tërbuar derisa kapnin pemët e shkulura në përpjekje për t’i ndihmuar njëri-tjetrit për të shpëtuar nga stuhia Dorian. /Motilokal.com