Parashikimi i motit: Çfarë na pret të premten në Shqipëri?

Parashikimi i motit: Çfarë na pret të premten në Shqipëri?

Ditën e premte në Shqipëri pritet mot i nxehtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me qiell të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites do të shfaqen vranësira kalimtare të dobëta deri mesatare, më të theksuara në zonat malore, por pa zhvillime të rëndësishme atmosferike.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 27°C deri në 32°C.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com