E shtuna në Shqipëri parashikohet me mot të kthjellët, ndërsa gjatë orëve të mesditës deri në pasdite do të shfaqen vranësira kalimtare me intensitet të ulët deri mesatar, kryesisht në zonat malore të lindjes.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 27°C deri në 32°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
