Nis sezoni i verës në Gërmi, hapet pishina e kryeqytetit

Nis sezoni i verës në Gërmi, hapet pishina e kryeqytetit

Pishina e Gërmisë ka nisur zyrtarisht sezonin veror, duke mirëpritur vizitorët e parë këtë të diel në një prej hapësirave më të frekuentuara rekreative të Prishtinës.

Hapja e pishinës është konfirmuar përmes një njoftimi të publikuar nga faqja “Kryeqyteti” në rrjetet sociale, ku janë shpërndarë edhe fotografi nga ambientet e saj.

“Dyert e Pishinës së Gërmisë janë hapur. Ju mirëpresim”, thuhet në njoftim.

Me fillimin e sezonit të verës, pritet që pishina të tërheqë një numër të madh qytetarësh dhe vizitorësh që kërkojnë freski gjatë ditëve me temperatura të larta.


/Motilokal.com