Ditën e hënë në Kosovë parashikohet mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të herëpashershme. Gjatë ditës nuk përjashtohen riga shiu dhe zhvillime të izoluara me bubullima dhe vetëtima.
Të martën pritet mot me diell dhe vranësira kalimtare, me mundësi për reshje të lehta shiu në disa zona.
Edhe të mërkurën do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa reshjet e dobëta mund të shfaqen lokalisht.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com
