Fotografi, Kujtim Çodari, ka arritur të fotografojë rreqebullin ballkanik, një nga speciet më të rralla dhe më të rrezikuara në Ballkan.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e cilësoi këtë si një moment të veçantë dhe të paharrueshëm në karrierën e tij, duke theksuar se realizimi i kësaj fotografie përfaqëson kulmin e pasionit të tij për natyrën dhe fotografinë.
Rreqebulli ballkanik konsiderohet simbol i biodiversitetit në rajon dhe shfaqja e tij në habitatin natyror mbetet një ngjarje e rrallë, që dëshmon rëndësinë e mbrojtjes së faunës së egër dhe ekosistemeve natyrore.
"Sot pata fatin të fotografoj rreqebullin ballkanik. Një moment i rrallë dhe i paharrueshëm, që për mua ishte kulmi i pasionit për natyrën dhe fotografinë", ka shkruar Çodari.
/Motilokal.com
