Zonat e mbrojtura në Shqipëri me mbi 1.5 milionë vizitorë në pesë muaj

Zonat e mbrojtura në Shqipëri me mbi 1.5 milionë vizitorë në pesë muaj

Gjatë periudhës janar–maj 2026, zonat e mbrojtura në Shqipëri kanë pritur mbi 1.5 milionë vizitorë, duke shënuar një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, bëri të ditur se vetëm gjatë muajit maj këto destinacione kanë regjistruar 506.155 vizitorë, ose 21.6% më shumë se në maj të vitit 2025.

Sipas të dhënave të bëra publike, destinacioni më i vizituar mbetet Shkodra me 110.480 vizitorë, e ndjekur nga Korça me 104.893 vizitorë dhe Vlora me 83.115 vizitorë.

“Nga Alpet te lagunat, nga pyjet te bregdeti, zonat tona të mbrojtura po shndërrohen në një nga asetet më të rëndësishme të turizmit shqiptar, duke promovuar zhvillim të qëndrueshëm, ekonomi lokale më të forta dhe një lidhje më të afërt me natyrën”, u shpreh Jaupaj.

Autoritetet theksojnë se zonat e mbrojtura po konsolidohen gjithnjë e më shumë si një shtyllë e rëndësishme e turizmit të qëndrueshëm në vend, me fokus në promovimin e biodiversitetit dhe zhvillimin ekonomik të komuniteteve lokale.

/Motilokal.com