Të martën, Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët në orët e para të ditës. Nga mesdita shtohen vranësirat, më të theksuara në zonat kodrinore-malore. Në ultësirën perëndimore paraqiten vranësira lokale, ndërsa bregdeti mbetet kryesisht me kthjellime. Mesditë-pasdite priten reshje të izoluara shiu në ultësirën perëndimore (jo në vijën bregdetare) dhe reshje të dobëta në zonat malore, herë pas here të shoqëruara me shtrëngata afatshkurtra dhe shkarkesa elektrike. Në mbrëmje reshjet ndërpriten dhe kushtet përmirësohen.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 28°C deri në 33°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
