Një kapje e rrallë ka tërhequr vëmendjen e komunitetit të peshkatarëve në Kosovë. Në ujërat e Drinit të Bardhë, në Vërmicë, është kapur një krap gjigant me peshë 18.5 kilogramë, i cili konsiderohet ndër më të mëdhenjtë e nxjerrë ndonjëherë nga ujërat e vendit.
Sipas faqes “Aktivistë Peshkimi”, kapja spektakolare është realizuar nga peshkatari i njohur Baca Lim, emër i respektuar mes adhuruesve të peshkimit sportiv.
Fotografitë e krapit kanë ngjallur reagime dhe interes të madh në rrjetet sociale, ndërsa shumë peshkatarë e kanë cilësuar këtë si një nga kapjet më mbresëlënëse të viteve të fundit në Kosovë.
/Motilokal.com
