Mësoni çfarë moti pritet të mërkurën në Shqipëri

Mësoni çfarë moti pritet të mërkurën në Shqipëri

Të mërkurën moti në Shqipëri do të nisë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites pritet zhvillim i vranësirave, të cilat do të jenë më të dendura në zonat lindore dhe jugore të vendit.

Reshje të dobëta dhe afatshkurtra shiu parashikohen në disa rajone, ndërsa në zonat malore të juglindjes dhe jugut ato mund të shfaqen në formën e shtrëngatave të izoluara, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima.

Pavarësisht kalimeve të vranësirave dhe reshjeve lokale, në pjesën më të madhe të vendit moti do të mbetet i favorshëm, me intervale të gjata me diell dhe temperatura tipike për këtë periudhë të vitit.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 27°C deri në 32°C.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com