A po pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës? Ja pse hidratimi është thelbësor për shëndetin

A po pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës? Ja pse hidratimi është thelbësor për shëndetin

Instituti i Shëndetit Publik i Shqipërisë ka rikujtuar rëndësinë e hidratimit të mirë për funksionimin normal të organizmit dhe ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.

Sipas këshillave të publikuara, marrja e rregullt e lëngjeve ndikon drejtpërdrejt në disa procese jetike të trupit, përfshirë:

  • rregullimin e temperaturës trupore
  • transportin e lëndëve ushqyese në organizëm
  • përmirësimin e përqendrimit dhe funksioneve njohëse
  • funksionimin normal të organeve vitale

Autoritetet shëndetësore theksojnë se etja nuk duhet të jetë sinjal i vetëm për konsumimin e ujit, por hidratimi duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë ditës. Uji rekomandohet si zgjedhja kryesore e pijeve për të mbështetur një stil jetese më të shëndetshëm.

/Motilokal.com