Mësoni çfarë moti pritet të enjten në Shqipëri

Mësoni çfarë moti pritet të enjten në Shqipëri

Të enjten, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i qëndrueshëm dhe me intervale kthjellimesh. Gjatë paradites do të mbizotërojë mot i kthjellët, ndërsa nga orët e mesditës do të shfaqen vranësira të herëpashershme, më të theksuara në zonat malore të lindjes dhe juglindjes së vendit. Në këto zona, gjatë mesditës dhe pasdites priten reshje të dobëta dhe të përkohshme shiu, të cilat në mënyrë të izoluar mund të marrin karakter shtrëngate, të shoqëruara me shkarkesa elektrike, ndërsa vijat bregdetare mbeten kryesisht të thata.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 27°C deri në 32°C.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com