Moti të premten në Shqipëri do të nisë i qëndrueshëm dhe me kthjellime në orët e para të ditës, por gjatë paradites pritet shtim gradual i vranësirave që do të shtrihen në shumicën e territorit, herë pas here duke u bërë më të theksuara. Në orët e mesditës dhe deri pasdite, situata atmosferike do të bëhet më e paqëndrueshme, duke sjellë reshje të dobëta e afatshkurtra shiu në shumë zona të vendit, me përjashtim të mundshëm të vijës bregdetare. Në zonat malore nuk përjashtohen zhvillime të përkohshme të shtrëngatave të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 26°C deri në 30°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
