Bien temperaturat, ja çfarë moti na pret sot dhe nesër në Kosovë

Bien temperaturat, ja çfarë moti na pret sot dhe nesër në Kosovë

Një mot i freskët me vranësira do të na përcjell ditën e sotme në Kosovë. Temperaturat do të lëvizin nga 15  deri në 22 °C. E nesër, dita do të fillojë me mot kryesisht të kthjellët, por do të përfundojë me mot pjesërisht të vranët. Temperaturat do të shënojnë ngritje dhe ato do të sillën prej 16 deri në 27 °C, shkruan motilokal.com.

Të premten, por edhe gjatë fundjavës, parashihet të mbajë mot pjesërisht i vranët. Më shumë vranësira do të ketë të shtunën, kur mund të sjellin edhe reshje lokale shiu. /Motilokal.com