Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës apelon për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, të cilat rrisin rrezikun për dehidrim dhe probleme shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
Qytetarëve u rekomandohet të shmangin qëndrimin e zgjatur në ambient të hapur gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe të kërkojnë hije sa herë që është e mundur.
Po ashtu këshillohet:
- shmangia e aktiviteteve fizike në diell të drejtpërdrejtë
- përdorimi i kapelës dhe syzeve mbrojtëse
- aplikimi i kremit mbrojtës ndaj rrezeve UV
- konsumimi i ujit në mënyrë të rregullt gjatë gjithë ditës
Instituti thekson se kujdesi individual është thelbësor për parandalimin e rasteve të goditjes nga nxehtësia.
/Motilokal.com
