Pacolli merr vendim: Ndalohet prerja dhe zhvendosja e drunjve urbanë pa leje

Pacolli merr vendim: Ndalohet prerja dhe zhvendosja e drunjve urbanë pa leje

Ministrja në detyrë e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka marrë vendim për forcimin e mbrojtjes së drunjve urbanë dhe hapësirave të gjelbra në të gjithë Kosovën.

Sipas vendimit, ndalohet prerja, krasitja ekstreme dhe zhvendosja e drunjve pa pëlqimin paraprak të Ministrisë së Mjedisit. Po ashtu, komunat obligohen të kryejnë inventarizimin e plotë të drunjve urbanë dhe të zbatojnë standarde të qarta për mbrojtjen e tyre.

Vendimi parasheh gjithashtu që çdo projekt që prek hapësirat e gjelbra t’i nënshtrohet procedurave të vlerësimit mjedisor. Për çdo dru që largohet, do të zbatohet parimi "1 me 3", që nënkupton mbjelljen dhe mirëmbajtjen e tre drunjve të rinj si zëvendësim.

Sipas ministres në detyrë, ky vendim synon mbrojtjen e natyrës, rritjen e sipërfaqeve të gjelbra dhe ndërtimin e qyteteve më të gjelbra e më të shëndetshme për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë.

/Motilokal.com