Parashikimi i motit: Si do të jetë koha të mërkurën në Shqipëri

Parashikimi i motit: Si do të jetë koha të mërkurën në Shqipëri

Kthjellimet do të dominojnë motin në pjesën më të madhe të Shqipërisë gjatë së mërkurës, ndërsa herë pas here do të ketë kalime vranësirash mesatare dhe lokalisht të dendura, kryesisht në zonat malore të lindjes dhe juglindjes. Në zonat malore të lindjes dhe juglindjes reshjet mund të marrin karakter shtrëngatash afatshkurtra, të shoqëruara edhe me shkarkesa elektrike. Me kalimin e orëve të pasdites, vranësirat do të shpërndahen gradualisht, duke lënë mot të kthjellët në pothuajse të gjithë vendin.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22°C deri në 34°C.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com