Të mërkurën, në Kosovë pritet mot i paqëndrueshëm, me alternime vranësirash dhe intervale me diell. Gjatë orëve të pasdites priten reshje lokale shiu, të shoqëruara herë pas here me shkarkime rrufesh. Në disa zona mund të ketë edhe breshër, ndërsa nuk përjashtohen as erëra të fuqishme dhe afatshkurtra gjatë zhvillimit të stuhive.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 19°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 28°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
