Moti të enjten në Kosovë parashikohet kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Në orët e pasdites mund të ketë reshje të izoluara shiu.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 18°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 25°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
