Kryetari Aliu viziton zonat e përmbytura në Dardani dhe Zllatar

Kryetari Aliu viziton zonat e përmbytura në Dardani dhe Zllatar

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Alberton Sahiti, drejtorin e Bujqësisë, Burim Bajrami, si dhe drejtorin e Infrastrukturës, Meriton Hajdini, kanë vizituar sot fshatrat Zllatar dhe Dardani, të cilat janë goditur nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut gjatë ditës së djeshme.

Gjatë vizitës, autoritetet komunale, së bashku me kryetarët e fshatrave, inspektuan nga afër dëmet e shkaktuara në terren. Sipas vlerësimeve të para, dëmet janë të konsiderueshme dhe prekin infrastrukturën publike, ekonomitë familjare si dhe kulturat bujqësore.

Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, brenda mundësive të saj, për të mbështetur familjet dhe bizneset e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.


/Motilokal.com