Zjarr në sipërfaqe me ullinj në Fier, në aksion zjarrfikësit dhe banorët

Zjarr në sipërfaqe me ullinj në Fier, në aksion zjarrfikësit dhe banorët

Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët mesditën e së shtunës në fshatin Drizë, në bashkinë e Fierit.

Menjëherë pas njoftimit nga banorët, në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Sipas informacioneve nga terreni, era po favorizon përhapjen e flakëve, duke e vështirësuar vënien e tyre nën kontroll.

Në operacion janë përfshirë edhe banorët e zonës, të cilët po ndihmojnë me mjete rrethanore për të kufizuar përhapjen e zjarrit.

Fatmirësisht, vatra ndodhet larg zonave të banuara dhe deri tani nuk raportohet për rrezik ndaj banesave.

Megjithatë, ndërhyrja po vështirësohet për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve që lidhin parcelat me ullinj, gjë që pengon qasjen e mjeteve zjarrfikëse.

/Motilokal.com