Moti të hënën në Maqedoninë e Veriut parashihet me diell e vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Ditën e martë pritet të mbajë mot pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Pasdite do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.
Të mërkurën do të mbajë mot pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Pasdite do të ketë kushte për jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

/Motilokal.com
