Ditën e martë, në Shqipëri do të mbajë mot kryesisht i kthjellët, me shtim të vranësirave gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Në zonat malore priten reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në verilindje reshjet do të jenë lokalisht në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22°C deri në 32°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
