Dita e martë në Kosovë do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira kalimtare. Në orët e pasdites, në disa rajone mund të ketë zhvillime të vranësirave që sjellin reshje të dobëta dhe të shkurtra shiu.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 16°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 28°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
