Mbajini maskat! Shkencëtarët: Të folurit përhap më shumë se 1000 grimca koronavirusi në minutë

Mbajini maskat! Shkencëtarët: Të folurit përhap më shumë se 1000 grimca koronavirusi në minutë

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se mijëra spërkla që nxjerrim nga goja gjatë një bisede normale mund të jenë një mënyrë potenciale që coronavirusi i ri përhapet nga një person në tjetrin, veçanërisht në mjediset e mbyllura

Sipas një raporti të publikuar nga Akademia Kombëtare e Shkencave të SHBA-ve (PNAS), bazuar në hulumtimet e mëparshme në nivelet e virusit, spërklat e pështymës, pasi dalin nga goja gjatë një bisede me zë të lartë, vetëm në një minutë mund të gjenerojnë më shumë se 1.000 grimca që përmbajnë viruse.

Këto grimca mbeten në ajër për të paktën tetë minuta, ndërsa në një hapësirë të mbyllur edhe më shumë.

Si pjesë e eksperimentit, shkencëtarët kishin një person që e përsëriste më zë të lartë hprehjen "Qëndro i shëndetshëm" për 25 sekonda brenda një kutie të mbyllur. Një lazer i projektuar regjistroi të gjitha pikat e ndriçuara në kuti, duke i lejuar ato të shiheshin dhe llogariteshin. Ata qëndruan në ajër për një mesatare prej 12 minutash.

"Ky vizualizim i drejtpërdrejtë tregon se si të folurit normal gjeneron grimca në ajër që mund të qëndrojnë të pezulluara për dhjetëra minuta ose më gjatë dhe janë jashtëzakonisht të afta për të transmetuar sëmundje në hapësira të mbyllura”, – përfunduan studiuesit.

I njëjti ekip vërejti se të folurit me zë të ulët gjeneron më pak grimcaMJaska  Ky rezultat është botuar edhe në “New England Journal of Medicine”.

Nëse niveli i infektimit të COVID-19 përmes bisedave mund të konfirmohet, mund të nxitë shkencëtarët për rekomandime në shumë vende për të përdorur maskë, në mënyrë që të ndihmojë në mospërhapjen e shpejtë të virusit./Motilokal.com