Si do të jetë moti të mërkurën në Shqipëri? Mësoni detajet

Si do të jetë moti të mërkurën në Shqipëri? Mësoni detajet

Shqipëria do ta nisë ditën e mërkurë me intervale të gjata me diell, veçanërisht pranë vijës bregdetare. Me kalimin e orëve, vranësirat do të bëhen më të pranishme në zonat e brendshme dhe ato malore, ku pasdite mund të sjellin reshje të dobëta lokale. Në Alpe priten edhe zhvillime të izoluara me shtrëngata afatshkurtra.

Temperaturat parashihet të lëvizin prej 21°C deri në 31°C.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

/Motilokal.com