Dita e mërkurë në Kosovë do të sjellë mot të ndryshueshëm, me vranësira të herëpashershme dhe intervale të shkurtra me diell.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 17°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 30°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com


