Moti për ditën e sotme në vendin tonë pritet të ketë reshje të dobëta shiu në të gjithë qarqet e vendit. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet: Berat, Durrës, Elbasan dhe Lezhë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehta të tyre duke u luhatur nga 24 deri në 30 °C. Mot i ngjashëm pritet të mbaj edhe nesër.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 deri në 4 ballë. /Motilokal.com
