OBSH: Do hetojmë origjinën e pandemisë COVID-19

OBSH: Do hetojmë origjinën e pandemisë COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë “e ka lëshuar herët alarmin” për koronavirus, por trajtimi i pandemisë do të hetohet në mënyrë të pavarur, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Në fjalën e tij po ashtu ai theksoi se organizata është e angazhuar për  të siguruar transparencën, përgjegjshmërinë dhe përmirësimin e vazhdueshëm.

Shefi i OBSH-së theksoi se organizata të cilën drejton u ka dhënë vendeve paralajmërime, udhëzime dhe këshilla të bollshme.

“OBSH-ja e ka lëshuar alarmin herët dhe shpesh”, tha Tedros në një fjalim para Asamblesë Botërore të Shëndetësisë.

Prej disa ditësh Presidenti i SHBA-së  Donald Trump dhe administrata e tij  kanë  vënë në dyshim performancën e OBSH-së gjatë pandemisë dhe kanë kritikuar Kinën në lidhje me përgjigjen ndaj virusit dhe origjinën e tij.

Hapja e hetimit u mbështet edhe nga Presidenti Kinez Xi Jinping - i cili më parë kishte kundërshtuar thirrjet për një rishikim të origjinës dhe përhapjes së koronavirusit.

Ndërkohë që vendet anëtare të BE, propozuan një rezolutë e cila do të krijonte një vlerësim të pavarur të performancës së OBSH-së, e cila u duk se kishte mbështetjen e 194 shteteve, pa përmendur në mesin e tyre Kinën. Liderët europianë bën thirrje për bashkëpunim sepse asnjë nuk mund ta zgjidhë krizën e vetme./Motilokal.com