E enjtja sjell mot kryesisht të qëndrueshëm në Kosovë, me dominim të intervaleve me diell dhe kalime të herëpashershme të vranësirave të lehta.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 14°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 24°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com


