Studimi: Temperaturat mbi 25 °C ulin ndjeshëm rrezikun e infeksionit me COVID-19

Studimi: Temperaturat mbi 25 °C ulin ndjeshëm rrezikun e infeksionit me COVID-19

Sipas një studimi të fundit të kryer nga Harvardi, MIT dhe institucione të tjera thuhet se kushtet e motit, më saktë rritja e temperaturës dhe lagështia, ndikojnë në përhapjen e koronavirusit, shkruan Washington Post.

Ata studiuan 3.739 raste në të gjithë botën dhe arritën në përfundimin se temperaturat mesatare mbi 25 gradë Celsius ulin ndjeshëm rrezikun e infeksionit.

Studiuesit thanë se çdo ngritje  e temperaturës prej 0.6 gradë mbi atë nivel shoqërohet me një rënie prej 3.1 për qind të numrit riprodhues të virusit, të quajtur R0, që sipas tyre ky është numri mesatar i infeksioneve të reja të krijuara nga secili person i infektuar. Kur R0 bie nën 1, epidemia fillon të zhduket.

Shkencëtarët në këtë hulumtim konfirmuan se vera nuk do ta ndalë plotësisht pandeminë. Ata theksuan se koronavirusi ka të ngjarë të sillet si SARS dhe MERS, ose se do të dobësohet gjatë motit të ngrohtë, por gjithashtu se kjo do të thotë që pas verës, numri i infeksioneve do të rritet në vjeshtë.

David Heymann, një profesor në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, paralajmëron se studime të tilla duhet të merren me shumë kujdes.

“Këto janë teste laboratorike, jo situata reale. Ditë pas dite po dëshmojmë transmetimin e virusit COVID-19 në shumicën e pjesëve të botës, madje edhe në vendet tropikale”, tha Heymann.

Ndërsa sa i përket hulumtimit mbi ndikimin e lagështirës në përhapjen e virusit, studimet kanë treguar që viruset si koronavirusi përhapen më shpejt në ajër të thatë, ndërsa lagështia më e lartë bën që pikat e virusit të bien në tokë më shpejt dhe të qëndrojnë në ajër më të shkurtër./Motilokal.com