"Si ta pastrojmë Fushë Kosovën", platforma që synon të përfshijë qytetarët në ruajtjen e pastërtisë

"Si ta pastrojmë Fushë Kosovën", platforma që synon të përfshijë qytetarët në ruajtjen e pastërtisë

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, së bashku me shefin e KRM-së "Pastrimi", Jetmir Berisha, kanë prezantuar planin e punës për javën e ardhshme, i cili parasheh aksione pastrimi në të gjithë territorin e komunës.

Sipas planit, të hënën do të pastrohen Nakarada, Lagjja 028 dhe zona e Stacionit të Trenit, ndërsa të martën aksioni do të vazhdojë në Bresje dhe te Stadiumi i Qytetit.

Të mërkurën ekipet do të angazhohen në Graboc të Poshtëm, Bardh të Madh (mbi hekurudhë), Kuzmin, Lismir dhe Lagjen 29. Të enjten, pastrimi do të zhvillohet në Bardh të Madh (nën hekurudhë), Pomozotin, Bardh të Vogël, Sllatinë të Vogël, Sllatinë të Madhe, Harilaq dhe Henc.


Ndërkaq, të premten aksioni do të përfshijë Miradi të Poshtme, Vragolin dhe zonat përreth.

Në qytetin e Fushë Kosovës, pastrimi do të realizohet dy herë në ditë gjatë gjithë javës, përfshirë edhe fundjavën.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, kryetari Valon Prebreza bëri të ditur se javën e ardhshme do të prezantohet edhe platforma e re "Si ta pastrojmë Fushë Kosovën", e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe përfshirjen e qytetarëve në ruajtjen e pastërtisë.

/Motilokal.com