Dita e martë në Kosovë pritet të sjellë kushte të favorshme atmosferike. Moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa gjatë ditës do të ketë kalime të pakta vranësirash, pa ndonjë ndryshim të theksuar të situatës meteorologjike.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 14°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 27°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
