Dita e martë në Maqedoni parashikohet me diell e vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, dhe herë pas here e fortë nga veriu.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 17°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 31°C gjatë pasdites.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
