Moti gjatë ditës së mërkurë në Shqipëri pritet të jetë me diell dhe nxehtë, ndërsa vranësira të pakta deri mesatare do të shfaqen herë pas here në zonat malore të veriut dhe lindjes së vendit.
Në këto zona nuk përjashtohen reshje të dobëta shiu, kryesisht në formën e pikave, ndërsa në lartësitë e Alpeve dhe verilindjes, për periudha të shkurtra, mund të ketë shtrëngata të izoluara.
Pjesa tjetër e territorit do të mbetet pa reshje, me mot të kthjellët dhe kushte më të qeta atmosferike gjatë gjithë ditës.
Temperaturat parashihet të lëvizin prej 23°C deri në 36°C.
Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.
/Motilokal.com
